Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, ka paralajmëruar se Gjermania ka mungesë drastike të punëtorëve të kualifikuar.
Sipas tij, kjo gjë mund të shkaktojë probleme të mëdha për ekonominë gjermane, transmeton portal arbresh.info
“Ne po shkojmë në një mungesë dramatike të profesionistëve dhe fuqisë punëtore në përgjithësi nëse nuk reagojmë më me vendosmëri”, tha ai para Parlamentit.
Ai shtoi se Gjermania duhet të rrisë programet e kualifikimit dhe të intensifikojë imigracionin për motive punësimi.
Ai vuri në dukje faktin shqetësues se dhjetë për qind e nxënësve nuk e kryejnë arsimin e mesëm profesional.
“Është një shifër e frikshme, nuk duhet të qëndrojë kështu. Nëse po flasim për mungesë ekspertësh, kjo është tema e parë që duhet të prekim,” tha Habeck.
Sipas vlerësimeve të fundit, Gjermanisë i mungojnë aktualisht 1.2 milionë punëtorë, dy të tretat e të cilëve janë të kualifikuar. Mungesat më të mëdha janë në sektorët e IT, mikpritjes dhe mjekësisë./arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër