Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Sigmar Gabriel paralajmëroi për një përshkallëzim të tensioneve mes Gjermanisë dhe Turqisë, në një artikull të publikuar sot nga gazeta “Bild”
“Ne nuk duhet të lejojmë që themelet e miqësisë mes dy vendeve tona të thyhen”, shkruan Gabriel.
Tensionet mes Berlinit dhe Ankarasë u rritën pas anulimit të disa manifestimeve në Gjermani, ku merrnin pjesë zyrtarë turq, në mbështetje të votimit në një referendum për t’i dhënë më shumë pushtet presidentit në Turqi si dhe pas arrestimit të gazetarit gjermano-turk, Deniz Yucel.
Gabriel, i cili do të takohet të mërkurën me ministrin turk të Punëve të Jashtme, Mevlut Cavusoglu në Gjermani shkruan se “marrëdhëniet me Turqinë janë përballë një testi të fortë”.
Ministri gjerman nuk u shpreh kundër fushatave në Gjermani të politikanëve turq, por vendosi kushte të qarta.
“Nëse dikush kërkon të flasë në vendin tonë, ata nuk duhet të na thonë neve çfarë duam të dëgjojmë, por duhet të respektojnë rregullat tona, rregullat e ligjit ashtu si rregullat e mirësjelljes”, theksoi ai.
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...