Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble, ka paralajmëruar për rrezikun e një krize financiare në Europë.
“Ekonomistët në mbarë botën janë të shqetësuar për rreziqet e rritura që po vijnë nga akumulimi i rritjes së borxhit publik dhe privat. Këtë shqetësime ndaj edhe unë”, ka thënë ai në një intervistë për Financial Times, transmeton portali arbresh.info
Schaeuble vlerësoi pozitivisht “iniciativat e fuqishme” të presidentit francez Emmanuel Macron mbi reformimin e ekonomisë së BE-së dhe mbështeti idenë e një politike të kursimit.
“Duhet të sigurohemi se do të jemi mjaftueshëm elastik nëse përballemi me një krizë të re ekonomike. Asnjëherë nuk do të kemi kohë pozitive mbi ekonominë sikur që është kjo e tanishmja”, shtoi ai.
Sipas tij, tërheqja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian ishte një ‘budallallëk’.
Në fund të shtatorit, blloku konservator CDUdhe partia bavareze CSU kanë njoftuar se Schaeuble kishte rënë dakord të largohet nga posti i tij për t’u bërë President i Bundestagut gjerman./arbesh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?