Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius e ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin se është duke e luajtur një lojë me Ukrainën, derisa i ka dënuar ashpër sulmet e fundit ajrore të Rusisë gjatë nates, raporton The Guardian.
“Pamë që sulmet ndaj infrastrukturës civile nuk janë zbutur aspak natën e parë pas këtij telefonate gjoja të madhe, midis Putinit dhe presidentit amerikan Donald Trump”, tha Pistorius në një intervistë televizive, cituar nga AFP.
Gjithashtu, ministri i konsderoi si “të papranueshme” këmbënguljen e Kremlinit që “kusht kyç” për paqen të jetë ndalimi i plotë i mbështetjes ushtarake dhe të inteligjencës nga Perëndimi për ushtrinë ukrainase.
“Kjo është shumë e qartë”, tha Pistorius, duke shtuar se qëllimi i Putinit është t’i parandalojë mbështetësit e Kyivit nga “vazhdimi i ndihmës për Ukrainën dhe mundësimi i saj për t’u mbrojtur vërtet nëse ka një sulm tjetër, gjatë ose pas një armëpushimi”, shtoi ai.
Asnjë nismë për uljen e çmimit të naftës
Florent Muslija ‘bombardon’ portën e Sllovakisë,...
Pacolli: Askush nuk ka të drejtë ta përdorë emrin tim për al...
Fisnik Asllani barazon rezultatin në fillim të pjesës së dyt...
“Njerëz të çmendur” , Behgjet Pacolli i reagon ashpër Granit...
Shqipëria në epërsi pas pjesës së parë me golin e Arbër Hoxh...