Gjermania do të ketë nevojë për gaz natyror nga Rusia në tranzicionin drejt burimeve më të pastra të energjisë, por gjithashtu dëshiron bashkëpunim mbi një strategji që duhet ta kthejë hidrogjenin në një karburant alternativ, tha Ministri gjerman i Ekonomisë Peter Altmaier.
“Gjermania ka nevojë për gaz në procesin e braktisjes së energjisë bërthamore dhe qymyrit në prodhimin e energjisë elektrike dhe dëshiron të zgjerojë partneritetet për ndërtimin në segmentin e karburantit fosil në procesin e zhvillimit të hidrogjenit nga burimet e rinovueshme në një karburant alternativ”, tha Altmaier, transmeton portali arbresh.info
“Në skajin tjetër të urës (gazit) do të jetë energjia e rinovueshme dhe hidrogjeni i gjelbër, të cilin ne mund ta zhvillojmë në bashkëpunim me Rusinë për (prodhim) në një shkallë të gjerë tregtare”, shtoi ministri gjerman në një konferencë ruso-gjermane.
Gjermania dëshiron të zhvillojë prodhimin masiv të hidrogjenit të gjelbër përmes elektrolizës së energjisë elektrike të marrë nga era dhe energjia diellore dhe ta përdorë atë si një karburant sintetik për industrinë, energjinë dhe transportin.
Incident në Gjakovë, katër persona pengojnë policët – tre në...
Sulmohet një anije mallrash në brigjet e Katarit
KQZ: Afati për subjektet e reja politike mbyllet në mesnatë
Gruas në Gjakovë i zhduket burri, e lajmëron policinë
Policia gjen armë me fishekë në një veturë në Pejë
21 aksidente me të lënduar dhe mbi 1800 tiketa trafiku brend...