Matt Hancock ka thënë se është futur në vetë-izolim, pasi që është kontaktuar nga aplikacioni i NHS për Covid-19.
Sekretari i Shëndetit tha se do të qëndrojë në shtëpi dhe nuk do të largohet deri të dielën, pasi ishte piketuar nga sistemi Testim dhe Gjurmim, transmeton portali arbresh.info
Në një video-mesazh të shpërndarë në Twitter, Hancock ka theksuar se vetë-izolimi është ndoshta pjesa më e rëndësishme e gjithë distancimit social.
Ai vazhdoi më tej: “E di nga aplikacioni që kam qenë në kontakt të ngushtë me dikë që ka rezultuar pozitiv dhe kështu e thyejmë zinxhirin e transmetimit”.
Hancock nuk ka dhënë detaje për identitetin e personit të kontaktit të ngushtë./arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër