Një nga tajfunet më të mëdhenj që ka goditur ndonjëherë Japoninë, e ka prekur tashmë ishullin jugor, Kyushu.
Tajfuni Nanmadol ka sjellë erëra të paktën me 180 kilometra në orë, e në disa vende reshjet e shiut kanë shkuar në 500 milimetra gjatë ditës së sotme, shkruan bbc.
Të paktën katër milionë njerëzve u është thënë të evakuohen nga shtëpitë e tyre.
Priten përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje dheu, teksa shërbimet e trenave, tragetet dhe qindra fluturime janë anuluar.
Tajfuni arriti në tokë pranë qytetit të Kagoshimas, në majën jugore të Kyushus, mëngjesin e sotëm.
Kyushu është më jugori nga katër ishujt që përbëjnë pjesën kryesore të Japonisë dhe ka një popullsi prej më shumë se 13 milionë njerëz./arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?