Miliona indianë janë duke u përballur me valë brutale të të nxehtit që është duke rrezikuar jetët e shumë banorëve.
“Temperaturat janë duke u rritur shpejt dhe më herët sesa zakonisht”, ka thënë kryeministri indian, Narendra Modi para ministrave të shtetit.
Departamenti Meteorologjik i Indisë ka parashikuar një rritje graduale në temperaturat maksimale për 2 deri në 4 gradë Celsius në veriperëndim dhe qendër të Indisë këtë javë.
Ndonëse valët e të nxehtit janë të zakonshme në Indi, sidomos në maj dhe qershor, vera ka nisur më herët këtë vit, pasi në mars janë shënuar temperaturat më të larta në 122 vjetët e fundit.
Qendra për Shkencë dhe Ambient, institut që merret me këto çështje, ka thënë se valët e të nxehtit kanë prekur këtë vit 15 rajone në veri, zonë që njihet për temperatura normale.
Delhi pritet të regjistrojë këtë javë temperatura deri në 44 gradë Celsius.
Naresh Kumar, shkencëtar, ka thënë se kjo situatë është pasojë e faktorëve atmosferikë lokalë.
Nxehtësia ka ndikuar edhe në rritje të kërkesës për rrymë, duke çuar në ndërprerje të energjisë në disa rajone dhe shqetësime për mungesë thëngjilli./REL
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...