Një miliarder spanjoll që koleksionon vepra arti është dënuar me 18 muaj burg dhe gjobë 58 milionë dollarë për tentativë për të kontrabanduar një pikturë të Picasso.
Vepra e piktorit Koka e një Gruaje të Re, që është deklaruar thesar kombëtar ishte konfiskuar nga jahti i Jaime Botín në Korsikë të Francës më 2015, transmeton portali arbresh.info.
Botín, 83 vjeç, është nipi i themeluesit të bankës Santander dhe ishte zëvendës president deri më 2004.
Ai ishte i detyruar të dorëzojë veprën. Ai mund të apelojë kundër dënimit.
Megjithatë, ai ka pak gjasa të kalojë kohë prapa grilave, pasi që vepra e parë penal jo e dhunshme në Spanjë zakonisht nuk përfundojnë në burg nëse marrin dënime më pak se dy vjet.
Prokurorët thanë që Botín planifikonte të shiste Picasson në ankand në Londër.
Çdo vepër arti më shumë se 100 vjeçe dhe konsiderohet mjaft e rëndësishme kulturalisht regjistrohet si një thesar kombëtar, që do të thotë se pronarët duhet të kërkojnë leje përpara se ta marrin atë jashtë vendit.
Botín, i cili bleu pikturën në 1977 në Londër, i ishte mohuar leja.
Ai argumentoi se ai kishte të drejtë ta çonte atë në Gjenevë për ruajtje, ndërsa avokatët e tij thanë se shteti nuk mund të pretendonte për pikturën pasi kishte qenë vetëm në territorin Spanjoll për gjashtë muaj nga blerja e saj.
Por Botín u shpall fajtor për “kontrabandë të mallrave kulturore” për heqjen e pikturës “nga territori kombëtar pa leje”.
Pjesa e vitit 1906 – me vlerë rreth 26 milionë euro- është një nga ato pak të pikturuara nga Picasso gjatë periudhës së tij në Gosol, një pararendës i Kubizmit.
Vepra artistike tani është pronë e shtetit dhe i është dhënë muzeut të artit Reina Sofia në Madrid./arbresh.info/
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës