Mike Pompeo vizitë në Berlin, me Angela Merkel flasin edhe për Ballkanin Perëndimor

10:31 | 2 Maj 2019
M. A.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Michael R. Pompeo, do të qëndrojë më 7 maj për vizitë zyrtare në Berlin të Gjermanisë.

Michael R. Pompeo, pritet të takohet me kancelaren Gjermane Angela Merkel, dhe ministrin e Jashtëm Heiko Maas, njofton Klan Kosova.

Në kuadër të këtij takimi të Pompeo, Merkel e Maas, do të diskutohet për çështjet me interes të përbashkët si Ukraina, Rusia, Kina, Siria dhe Ballkani Perëndimor.

Kjo vizitë e sekretarit Amerikan të Shtetit, Michael R. Pompeo, në Berlin të Gjermanisë po bëhet në kuadër të udhëtimit të tij për në Rovaniemi të Finlandës dhe Londër të Britanisë nga 5 deri më 9 maj.

Takimi mes Michael R. Pompeo dhe Angela Merkel, po bëhet pas Samitit të Berlinit që ndodhi më 29 prill, ku pjesë e këtij takimi ishin edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj si dhe ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, njofton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale