Mijëra qytetarë kanë marshuar në Peru kundër kandidaturës së Keiko Fuxhimorit, pasardhëse politike e babait të saj, ish-presidentit Alberto Fuxhimori.
Alberto Fuxhimori, presidenti i Perusë gjatë viteve 1999-2000, po e vuan dënimin me 25 vjet burgim pasi është shpallur fajtor për vrasje dhe korrupsion gjatë administratës së tij.
Gjatë presidencës së tij, qindra gra ishin sterilizuar dhunshëm. Shumica prej tyre ishin indigjene. Vetë Keiko Fuxhimori, e cila kishte shërbyer si zonjë e parë gjatë mandatit të babait, përballet me akuzat për shpëlarje parash gajtë fushatave të pasuksesshme presidenciale të zgjedhjeve të viteve 2011 dhe 2016.
Milionerë peruanë dhe një kompani braziliane kanë thënë se kishin ndarë fonde për fushatat e saj me qëllim që t’i shpëlanin paratë e tyre.
Identifikohet tifozi i Albacates që hodhi lëkurë banane ndaj...
Ter Stegen mund të rikhehet tek Barça disa ditë pasi u huazu...
Rriten rastet me sëmundje të zemrës në Shqipëri
Dënimi i Alidemajt për krime lufte, familjarët e viktimave ...
“Ndonjëherë duket sikur njerëzit nuk duan që ne të fit...
Ligji i ri për mediat sociale në Australi, Snapchat bllokon ...