Një sondazh i fundit tregon se niveli i dhunës në Nju Jork vetëm është përkeqësuar 2 vitet e fundit, edhe në pandemi, duke detyruar punonjësit kryesisht në sektorin privat, të dorëhiqen nga puna, për të qenë të sigurt e për t’i shpëtuar dhunës, e ushtruar në një formë apo një tjetër.
48% e banorëve, pjesë e sondazhit në Nju Jork, të pyetur, nëse ndihen të sigurt në qytetin e tyre, thonë se po detyrohen të largohen prej andej, për shkak të përkeqësimit të gjendjes së sigurisë në qytetin e madh.
Sondazhi është realizuar mes datave 17 shkurt dhe 11 mars. Më të pasigurt ndihen punonjësit e sektorit privat, që thonë se janë vazhdimisht nën presion nga punëdhënësit e tyre.
74% e qytetarëve të pyetur, thonë se ndihen të kërcënuar kryesisht në transportin publik dhe situate sipas, tyre është përkeqësuar që prej nisjes së pandemisë.
Problem mbeten sulmet e dhunshme, grabitjet e armatosura apo sulmet e armatosura. Shumë pak njujorkezë janë optimist për të ardhmen e qytetit të tyre./A2CNN/
21 Janari/ 15 vite nga vrasja e 4 protestuesve në Bulevardin...
15 vite nga 21 Janari, Rama: Krim shtetëror i pashembullt, d...
Kryetari i Kuvendit bën homazhe te varri i Ibrahim Rugovës
“Franga, dollar dhe euro”, qytetarët gjejnë kuletën dhe e do...
20-vjetori i vdekjes së Presidentit Rugova, Presidenca organ...
20 vjet nga vdekja e presidentit historik, Ibrahim Rugova