Një veprim ushtarak me shkallë të gjërë në gadishullin Korean do të vriste dhjetëra mijëra amerikanë që jetojnë në Korenë Jugore, ka paralajmëruar kreu i Këshillit të Sigurisë në Rusi.
“SHBA është shumë e vetëdijshme se një sulm i mundshëm në Korenë Veriore do të shkaktojë viktima të shumta të atyre që jetojnë në jug”, tha Nikolai Patrushev, sekretar i Këshillit të Sigurisë të Rusisë, të martën për mediat ruse, transmeton portali arbresh.info
Zyrtari i sigurisë përsëriti se vendet e artilerisë së Koresë Veriore dhe të raketave janë pozicionuar vetëm 50km larg Seulit, metropolit që është shtëpi për 10 milionë njerëz.
Patrushev tha se Uashingtoni “mban përgjegjësinë për tensionet me Korenë Veriore”, për shkak të deklaratave agresive.
Moska beson se Uashingtoni, ndërsa duket se po mbron një plan paqes, po shfrytëzon çështjen bërthamore të Koresë së Veriut që të përmbajë Rusinë dhe Kinën dhe të militarizojë Azinë e Paqësorit, tha kreu i Këshillit të Sigurimit./arbresh.info/
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës