Më shumë se 18 mijë myslimanë Rohingya që kanë ikur nga dhuna në shtetin Rakhine të Mianmarit kanë hyrë në Bangladesh në më pak se një javë.
Kriza shpërtheu pasi kryengritësit Rohingya sulmuan 30 stacione policore të premten e kaluar, duke shkaktuar përgjigje ushtarake, transmeton portali arbresh.info
Punonjësit humanitarë që japin strehim dhe ushqim të menjëhershëm thonë se rreth një duzinë të ardhurish të rinj kanë plagë plumbash të kohëve të fundit.
Mijëra të tjerë po presin në kufi, thonë burimet lokale.
Shumë prej tyre mendohet të jenë të bllokuar në një zonë të pabanuar midis vendeve.
Të paktën 100 persona, kryesisht kryengritës, janë raportuar të vrarë në dhunën e fundit në Rakhine. Konfirmimi i pavarur nga shteti është pothuajse i pamundur, pasi pak gazetarëve u jepet qasja./arbresh.info/
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin