Ministria e Jashtme e Ukrainës pretendon se mijëra fëmijë ukrainas janë larguar “ilegalisht” nga rajonet lindore të Donetskut dhe Luhanskut.
Ambasada e SHBA-së në Kiev e cila largoi personelin nga kryeqyteti në fillim të krizës tha: “Kjo nuk është ndihmë. Është rrëmbim”.
Fëmijët dyshohet se u dërguan në Rusi.
“Sipas Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, forcat ruse kanë larguar ilegalisht 2,389 fëmijë ukrainas nga rajonet e Donetsk dhe Luhansk për në Rusi”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane në Twitter.
Në anën tjetër, Ukraina thotë se të paktën 117 fëmijë janë vrarë që kur pushtimi filloi më 24 shkurt./arbresh.info/
According to the Ukrainian Foreign Ministry, Russian forces have illegally removed 2,389 Ukrainian children from Donetsk and Luhanks oblasts to Russia. This is not assistance. It is kidnapping.
— U.S. Embassy Kyiv (@USEmbassyKyiv) March 22, 2022
Mot pranveror sot në Kosovë, temperatura deri në 24 gradë
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...