Avokati i Popullit ukrainas Dmytro Lubinets tha se qindra, fëmijë janë deportuar me forcë në Rusi. Autoritetet kanë përcaktuar tashmë identitetin e më shumë se 13,000 fëmijëve të deportuar në Rusi, shkruan The Guardian.
“Ne nuk e dimë numrin e saktë të fëmijëve ukrainas por, sipas të dhënave tona, mund të supozojmë se qindra mijëra fëmijë ukrainas janë deportuar me forcë”.
Hetuesit kanë zbuluar një qeli brenda një “dhome torture” në Kherson të çliruar së fundmi, ku dyshohet se fëmijët keqtrajtoheshin.
“Pas çlirimit të zonave të rajonit Kherson, unë personalisht vizitova qytetin e Khersonit dhe zbuluam një dhomë torturash, ku, sipas dëshmive të njerëzve që ishin mbajtur atje, kishte një qeli të veçantë për fëmijë. Nuk ndryshonte nga qelitë e tjera, ishte në një bodrum shumë të ftohtë dhe të lagësht,” tha ai. /arbresh.info/
Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...
Perisic dëshiron rikthimin tek Interi, afër marrëveshja
Rënia e fasadës së objektit në Fushë Kosovë, Inspektorati i ...
Dolce për Limin: Më pengoi që e pashë të përqafuar me Albën,...
Lirohen 80 të burgosur politikë të tjerë në Venezuelë, numri...
Liverpooli merr vendim për Robertsonin, pas kontaktit nga To...