Kancelarja gjermane Angela Merkel, në një seancë të brendshme të qeverisë ka kritikuar sjelljen e kancelarit austriak Sebastian Kurz në lidhje me kampin e refugjatëve Moria.
Sipas mediave gjermane, marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Austrisë janë duke u tensionuar, dhe çështja aktuale e mosmarrëveshjes, për të cilën ka pasur mosmarrëveshje edhe në të kaluarën, është tema e migrimit, transmeton portal arbresh.info
Sipas “Bild”, Merkel ka qenë e ashpër ndaj kancelarit austriak, i cili edhe njëherë konfirmoi politikën e tij anti-emigracion, duke thënë se nuk do të pranonte asnjë fëmijë nga kampi Moria.
Sipas Merkel, roli që po luan Austria në Europë nuk është aspak i mirë.
Nuk është e mundur të kërkohet një “zbritje” në Samitin e BE dhe më pas të qëndrosh mënjanë në shpërndarjen e refugjatëve, tha ajo.
Kurz e bëri të qartë gjatë fundjavës se pritja e refugjatëve nga kampi Moria do të ishte një “sinjal i gabuar” dhe se ai refuzoi të merrte pjesë në të në parim./arbresh.info/
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...