Microsoft është edhe zyrtarisht në elitën më të madhe të korporatave, me një vlerë tregu që tejkalon dy trilionë dollarë.
Gjiganti i teknologjisë është bërë kompania e dytë amerikane, pas Apple, që ka arritur një vlerësim të tillë. Kompania arriti momentin historik pak më shumë se dy vjet pasi kaloi për herë të parë kufirin e tregut prej 1 trilion dollarësh.
E këtë e ndihmoi COVID-19. Pandemia bëri që njerëzit të kalonin më shumë kohë në pajisjet teknologjike, duke rritur kërkesën për kompjuterët e Microsoftit dhe sistemet e lojërave. Aksionet e Microsoftit janë rritur për 64 % që nga muaji mars i vitit 2020, kur bllokimet pandemike filluan të hynin në fuqi në Shtetet e Bashkuara.
“Për më shumë se një vit në pandemi, kurbat e digjitalizimit nuk po ngadalësohen”, tha Drejtori Ekzekutiv, Satya Nadella, në një deklaratë në atë kohë.
Vlera e tregut të Apple kaloi dy trilionë dollarë gushtin e kaluar dhe aktualisht qëndron në 2.24 trilionë dollarë./ Klankosova.tv
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...