Autoritetet e Mianmarit kanë ndaluar dy gazetarë të Turqisë që punojnë më transmetuesin publik të Turqisë TRT.
Gazetarët Lau Hon Meng nga Singapori dhe Mok Choy Lin nga Malajzia janë marrë në pyetje nga një stacion policor në kryeqytetin e Mianmarit, Naypyitaë, në kohën kur të dy vendet janë në marrëdhënie të tensionuara për shkak të myslimanëve Rohingya, transmeton portali arbresh.info
Rreth 25 forca policore kanë bastisur shtëpinë e përkthyesit të gazetarëve dhe kanë marrë të gjitha materialet e gjetura.
Më shume se 600 mijë myslimanë Rohingya janë larguar nga Miamnari drejt Bangladeshit, pas sulmeve të forcave shtetërore.
Në fillim të muajit shtator, Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se situata me myslimanët Rohingya në Mianmar përbën një “genocid”./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve