Për shumë burmezë të rinj, kthimi në sundimin ushtarak pasi që përjetuan një dekadë lirish – gjëra themelore si qasje e lehtë në internet, celularë të përballueshëm, udhëtime jashtë shtetit – është e paimagjinueshme, raporton BBC.
Për dekada Mianmar ishte kontrolluar nga ushtria, dhe vetëm në vitet e fundit vendi filloi hapej ndaj botës së jashtme ndërsa filluan investimet e huaja, u mbajtën zgjedhjet demokratike dhe kufizimet u qetësuan ngadalë.
Tani një grusht-shtet ushtarak ka rrëzuar qeverinë civile të udhëhequr nga partia e Aung San Suu Kyi, dhe progresi dhe zhvillimi i Mianmar është përsëri në pikëpyetje.
BBC flet me dy të rinj burmezë në Yangon që ndajnë frikën e tyre për një kthim në ato që ata i quajnë “ditët e errëta të vjetra” – dhe mënyrat se si ata po përpiqen të protestojnë në heshtje.
“Ne kemi jetuar në errësirë për dekada tani më. Pastaj ne morëm shpresë. Dhe tani jemi në ditët e errëta përsëri,” tha Khin Lay Nwe.
“Ne ishim të tronditur kur dëgjuam lajmet, sepse ne menduam që kohërat kanë ndryshuar dhe një grusht-shtet si ky nuk do të ndodhtë. Por ne ishim gabim,” tha Anthony Aung. “Ne ishim shumë krenar për demokracinë tonë të re. Ne menduam se e ardhmja do të jetë e ndritshme,” shtoi ai.
Më poshtë e gjeni të plotë intervistën më të rinjtë burmezë. /arbresh.info/
Salah vendimtar, Egjipti fiton me rikthim ndaj Zimbabwes në ...
“Jemi takuar në një kafene”, Edi flet për njohje...
Festimet me fishekzjarre për zgjedhjet lokale shkaktojnë 18 ...
Isak operohet me sukses pas dëmtimit të rëndë, Liverpool del...
Osmani nga Washingtoni njofton për heqjen e vizave nga Baham...
Adis Beçiragiç shpallet ‘Trajneri më i mirë i vitit’ në Bosn...