Presidentja e Parlamentit Europian Robert Metsola propozoi që ligjvënësit ukrainas dhe moldavë të marrin pjesë në asamble si anëtarë “vëzhgues”, ndërsa të dy vendet presin anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Eurodeputetët-vëzhgues për Ukrainën dhe Moldavinë nuk do të kenë të drejtë vote dhe do të emërohen dhe jo do të zgjidhen, por do të kenë vende në institucion.
“Ne do të duhet të shohim kur kjo të ndodhë,” tha Metsola.
BE caktoi Ukrainën dhe Moldavinë si vende kandidate vitin e kaluar, menjëherë pasi Rusia pushtoi vendin.
Që atëherë, Metsola ka kërkuar që negociatat formale të pranimit të fillojnë këtë vit.
“Zgjerimi ka qenë gjithmonë mjeti më i fortë gjeopolitik i Bashkimit Europian”, tha ajo.
Udhëheqësit e BE-së pritet të vendosin nëse do të nisin zyrtarisht negociatat e pranimit të Ukrainës dhe Moldavisë në një samit në dhjetor, pasi fillimisht të kenë analizuar një raport të Komisionit Evropian.
Metsola ishte liderja e parë BE-së që vizitoi Kievin, duke takuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelesny më 1 prill të vitit të kaluar.
Megjithatë, kujtojmë ish-presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha në një intervistë të fundit se korrupsioni në Ukrainë duhet ta bëjë BE-në të mendojë dy herë për anëtarësimin e vendit./abcnews.al
Busti i Adem Jasharit inaugurohet në Hamil të Fierit
BE bie dakord për kredi 90 miliardë euro për Ukrainën
Barcelona e vendosur për ta mbajtur Rashford-in
Kurti: Uroj që pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit edhe opozita e...
Këshilli i Evropës do të vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë
Pacolli: Ky kapital nuk ka ardhur rastësisht, e kam ndërtuar...