Merr vaksinën anti-Covid edhe Papa Françesku

14:39 | 14 Janar 2021

Prijësi i Kishës Katolike, Papa Françesku, ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni, në një njoftim me shkrim tha se Papa Françesku, në kuadër të vaksinimit që ka filluar në shtetin e Vatikanit, ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19.

Bruni porositi se kundër koronavirusit është vaksinuar edhe papa emeritus Benedikt XVI, që ka 93 vjet.

Imunizimi kundër koronavirusit në Vatikan ka filluar dje.

Papa Françesku në intervistë për TG5 deklaroi se vaksinimi është “opsion etik” dhe se të gjithë duhet të vaksinohen, meqë bëhet fjalë për shëndetin dhe jetën e njerëzve tjerë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara