Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e ka uruar presidentin e porsazgjedhur të Francës, Emmanuel Macron, për suksesin madhështor të arritur në zgjedhjet e së dielës, duke u zotuar se do ta ndihmojë Francën që ta luftojë papunësinë dhe se do të punojë me Macronin për ta promovuar stabilitetin evropian.
“Ai mban shpresën e miliona qytetarëve francezë, të shumë qytetarëve gjermanë dhe të tërë Evropës,” ka thënë sot Merkel në një koncerencë për media.
“Ai bëri një fushatë të guximshme pro-evropiane, është i hapur para botës dhe është i përkushtuar me vendosmëri për një treg ekonomik shoqëror,” ka thënë Merkel.
Bashkëpunimi franko-gjerman është gurthemel i politikës së jashtme gjermane, tha ajo, por shtoi se Gjermania nuk ka nevojë ta ndryshojë kursin e ekonomisë së vet për t’iu përgjigjur fitores së Macronit në zgjedhje.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...