Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka deklaruar se asnjë vend nuk është i sigurt nga coronavirusi, ashtu siç nuk është as Gjermania.
Merkel është shprehur e bindur se ka qenë vendim i mirë që vaksina të sigurohet përmes një procesi të përbashkët përmes Bashkimit Evropian, transmeton Telegrafi.
“Virusi që po na godet të gjithëve nuk mund të mposhtet vetëm nga një shtet i vetëm. Asnjë vend, ashtu sikurse Gjermania, nuk do të ishte i sigurtë nga virusi nëse fqinjët dhe miqtë e saj nuk janë”, ka shtuar ajo.
Kancelarja gjermane ka paralajmëruar se javët e ardhshme mund të jenë të rënda sa i përket pandemisë së coronavirusit.
“Mjekët dhe personeli tjetër shëndetësor po punojnë në shumë spitale me kapacitete të ngarkuara. Gjithashtu po dëgjojmë për mutacionin e virusit që po e bënë situatën edhe më të rëndë. Qëllimi ynë duhet të jetë të zvogëlojnë numrin e rasteve të reja, me qëllim që personeli mjekësorë të jetë sërish në gjendje të ketë hapësirë më të madhe manovruese”, ka shtuar Merkel.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?