Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka urdhëruar një rishikim gjithpërfshirës të sigurisë në Gjermani, pasi vendi është kritikuar për dështimin e sigurisë pas sulmit në Berlin.
Zemërimi është rritur edhe më shumë pasi tuniziani i dyshuar për sulmin në Berlin, u qëllua për vdekje në Milano, transmeton arbresh.info.
Në mes të kritikave të ashpëra, Merkel ka premtuar një analizë ‘të plotë’ se çfarë shkoi keq.
“Rasti Amri ngre shumë pyetje, pyetje që nuk lidhen vetëm me krimin e fundit, por edhe nga koha kur ai erdhi në Gjermani në korrik të vitit 2015 nga Italia”, tha ajo.
“Ne do të shqyrtojmë në mënyrë intensive se ku duhet të ndryshohen procedurat zyrtare.”
Merkel tha se ajo ka urdhëruar Ministrin e Drejtësisë dhe Ministrin e Brendshëm në nivelin federal dhe shtetëror për të ‘analizuar çdo aspekt’ në mënyrë që të bëhen reforma në sistemin e sigurisë./Arbresh.info
Vrasja e Liridona Ademajt, sot shpallet aktgjykimi
Irani paralajmëron Trump: Nuk pranojmë bisedime nën presion
Protestë në Jarinjë, QKMK paralajmëron për bllokimin e një p...
Moti sot në Shqipëri
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe faturi...
Moti sot me reshje shiu dhe rrufe