Kancelarja gjermane, Angela Merkel paralajmëroi sot shtetet që të mos vetizolohen nga komuniteti ndërkombëtar.
Gjatë një takimi në një kishë protestante në Dortmund, Merkel tha se ”mosbesimi duket se është shndërruar në një politikë qeveritare”.
“Pa besimin si bazë, politikat ndërkombëtare nuk mund të funksionojnë”, theksoi kancelarja duke marrë duartrokitje të gjata nga të pranishmit.
Merkel ka qenë një nga avokatet e multilateralizmit përballë vendimeve të presidentit amerikan, Donald Trump për tërheqjen nga Marrëveshja e Parisit mbi Klimën dhe marrëveshja bërthamore me Iranin./atsh/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira