Kancelarja gjermane, Angela Merkel, më 24 janar do të zhvillojë një vizitë në Turqi, raporton Anadolu Agency.
Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, tha se Merkel gjatë vizitës së saj do të takohet në Stamboll me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, ndërsa gjatë takimit në rend dite krahas çështjeve ndërkombëtare do të jenë edhe marrëdhëniet dypalëshe.
Seibert thekson se Merkel dhe Erdoğan do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së kampusit të Universitetit turko-gjerman.
Përveç kësaj, pritet që Merkel të marrë pjesë në aktivitete lidhur me ekonominë me ftesë të Dhomës së Tregtisë Turko-Gjermane si dhe të zvhillojë takime me përfaqësues të institucioneve të shoqërisë civile në Turqi.
Aksion në tërë Kosovën për inspektimin e çmimeve të derivate...
BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja