Krerët e Frances dhe të Gjermanisë kanë bërë thirrje që të merren masa më të ashpëra dhe më të qarta kundër migracionit të paligjshëm.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në një samit të emigrimit në Paris, ka deklaruar se Europa ka ‘përgjegjësi humanitare’ në luftën kundër migracionit të paligjshëm dhe kundër kontrabanstëve që përfitojnë nga dëshpërimi i migrantëve, transmeton portali arbresh.info
Udhëheqësit evropianë dhe afrikanë në samit diskutuan rivendosjen e azilkërkuesve të kualifikuar nga Afrika në Europë, por Merkel tha vendet europiane duhet të përcaktojnë cilët nga ta janë duke u larguar nga varfëria.
Presidenti francez, Emmanuel Macron shtoi se duhet marrë veprime efektive kundër migracionit të paligjshëm dhe ka kërkuar forcimin e përpjekjeve të vendeve europiane për të ndihmuar vendet afrikane që të përmisojnë ekonominë e tyre dhe të ndalojnë kontrabandimin e paligjshëm./arbresh.info/
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari