Merkel dhe Putin reagojnë për sulmin në Manchester (FOTO)

10:47 | 23 Maj 2017
Arbresh.info

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i është bashkuar korit ndërkombëtar të ngushëllimeve për Britaninë e Madhe.

Putin i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta kryeministres së Britanisë së Madhe, Theresa May, pas sulmit me bombë në Manchester, transmeton Express.

Ndërkohë, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se Gjermani i qëndron krah për krah Britanisë në këto momente të vështira.

Ajo ka thënë se është e tronditur dhe e pikëlluar pas sulmit.

“Qytetarët e Britanisë së Madhe mund të rrinë të qetë sepse Gjermania u qëndron krah për krah atyre,” ka thënë Merkel.

Ta paktën 22 persona u vranë dhe rreth 59 të tjerë u plagosen në një shpërthim gjatë një koncerti të yllit të popit, Ariana Grande, në Manchester të Britanisë së Madhe.

Mediat britanike raportojnë se në mesin e viktimave ka dhe fëmijë, transmeton Express.

Policia në Britani ka thënë se beson se sulmi është kryer nga një kamikaz. Por, natyra e sulmit do të jetë shqetësim i vërtetë për shërbimet e sigurisë në Britani, raportojnë mediat lokale.