Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi të enjten se është në interesin e Gjermanisë që të ketë marrëdhënie të mira me SHBA-të, pavarësisht mospajtimeve me presidentin amerikan Donald Trump rreth çështjeve të rëndësishme.
Merkel tha në një intervistë për Funke media grup të Gjermanisë, se bisedimet të cilat i ka bërë me Trump gjatë vizitës në Uashington dhe më pas në bisedat e tyre me telefon, ishin të mira.
Ajo ka shtuar se bisedimet nuk përjashtojnë se ka mos pajtime për çështje të caktuara, përfshirë edhe ato të rëndësishme. Merkel ka pranuar se aksionet ushtarake kundër ekstremistëve të Shtetit Islam ishin të domosdoshme, por vetëm zgjidhja politike mund të sjellë paqe afatgjate në Siri dhe Irak.
Goditet trafiku i drogës në Doganaj–Kaçanik: Dy shtetas të M...
KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhje...
Dy persona ndalohen për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq
Vajza 7-vjeçare goditet nga vetura në Surkish të Podujevës, ...
Prishtinë: Tre të mitur kapen në flagrancë duke tentuar të v...
Rama ndan pamje nga kantieri “Dua të luaj” në Elbasan: Një h...