Më 7 shkurt, në provinën sirianë të Deir Ezzor, ushtria amerikane bombardoi luftëtarë të cilët po përpiqeshin të përparonin drejt instalimeve të naftës të mbajtura nga Forcat Demokratike të Sirisë, koalicioni rebel i mbështetur nga SHBA-të.
Pak kohë më pas, Pentagoni doli me deklaratë ku tha se këta luftëtarë mund të ishin “mercenarë rusë”, transmeton portali arbresh.info
Moska po përpiqet të mbulojë numrin e vërtetë të vdekjeve nga ky incident dhe rolin e kontraktorit ushtarak privat, i cili dërgon mercenarë në Siri.
France 24 ka kryer një hulumtim ku është gjetur se një numër i madh mercënarësh rusë ndodhen në Siri.
Në intervistë, shfaqet nëna e një mercenari, e cila ka humbur djalin e saj në incidentin e lartëpërmendur.
Ajo ndër të tjera thekson, se nëpër mediat ruse gjithnjë thuhet se “djemtë rusë që po shkojnë drejt Sirisë, merren me shpërndarjen e ndihmave humanitare dhe se nuk janë pjesëmarrës në luftë”.
Për më shumë ndiqni reportazhin./arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër