Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni e ka realizuar një vizitë jozyrtare dhe të papritur në rezidencën e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump në Florida, ka konfirmuar zyra e saj të dielën.
Në disa fotografi të publikuara nga zyra e kryeministres, Meloni dhe Trump shihen duke bërë fotografi në hyrjen e rezidencës, dhe me vonë duke biseduar.
Zyra e saj nuk ka dhënë më shumë hollësi për vizitën.
Fotografitë e dy liderëve konservatorë afër njëri-tjetrit janë publikuar në faqet e para të të gjitha gazetave italiane.
Meloni është njëra prej liderëve botërorë, përfshirë kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau dhe kryeministrin hungarez, Viktor Orban, që kanë vizituar Trumpin para inaguruimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, më 20 janar.
Meloni e ka realizuar këtë vitë pak para se presidenti amerikan, Joe Biden të nisë një vizitë katërditore në Romë.
Në fotografitë e publikuara nga zyra e Melonit, ajo është parë në takim edhe me senatorin e Floridas, Marco Rubio, të nominuar nga Trumpi për Sekretar amerikan Shteti./REL
Italian Prime Minister Giorgia Meloni is visiting Trump in Mar-a-Lago today.
Meloni is on a mission to strengthen relations between European and American conservative leaders. Meloni has also met with Javier Milei on numerous occasions in recent months.
?????? pic.twitter.com/1lVsSV4OJS
— Visegrád 24 (@visegrad24) January 5, 2025
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron