Mellburni ka tejkaluar Sidnejin si qyteti më i populluar i Australisë, për herë të parë qysh në shekullin 19.
Sidneji e ka mbajtur me krenari këtë titull për më shumë se 100 vjet.
Por, me rritjen e shpejtë të popullsisë në periferi të Mellburnit, kufijtë e qytetit janë zgjeruar, duke përfshirë edhe zonën Mellton.
Shifrat e fundit të Qeverisë australiane tregojnë se popullsia e Mellburnit përbëhet prej 4.875.400 banorësh – 18.700 më shumë se ajo e Sidnejit.
Rritja e shpejtë e Mellburnit lidhet kryesisht me migrimin ndërkombëtar, tha për BBC-në demografja e Universitetit Kombëtar Australian, Liz Allen.
Ndryshe nga Sidneji, Mellburni e mirëpret diversitetin, tha ajo.
Kjo nuk është hera e parë që Mellburni mban titullin e qytetit më të madh të Australisë.
Si rezultat i lëvizjeve të mëdha të popullsisë në fund të shekullit të 19-të, Mellburni është rritur me shpejtësi dhe ka tejkaluar Sidnejin deri në vitin 1905./rel
Një aksident me fatalitet, 43 tjera me të lënduar në 24 orët...
Dyshimi për falsifikim votash: Arrestohen e më pas lirohen 1...
Mediat në Serbi pretendojnë për të shtëna në Kurshumli, thon...
Një person dyshohet se u sulmua me thikë në Prishtinë – auto...
Babai e raporton të zhdukur vajzën e tij në Drenas
Bordi i Paqes pritet të mblidhet në nivel të liderëve më 19 ...