Një helikopter që mbarte zyrtarë të lartë është rrëzuar, ndërsa ata kishin dalë që të vlerësonin tërmetin që dridhi vendin gjatë ditës së premte.
Gjatë rrëzimit të helikopterit kanë humbur jetën 13 persona, duke përfshirë 3 fëmijë, transmeton portali arbresh.info
Ministri i brendshëm i Meksikës dhe guvernatori i shtetit jug-perëndimor Oaxaca ishin në bord, por asnjëri nga ta nuk është plagosur.
Raportin e parë mbi rrëzimin e helikopterit mund ta lexoni këtu: Një helikopter meksikan rrëzohet pas tërmetit
Piloti i avionit humbi kontrollin përderisa po zbriste në tokë, tha Ministri i Brendshëm Alfonso Navarrete.
Epiqendra e tërmetit me magnitudë 7.2-magnitudë ishte në Oaxaca, por ka shkaktuar dridhje edhe në Mexico City.
Nuk është raportuar për asnjë të vdekur gjatë tërmetit./arbresh.info/
Sonte kemi dasmë, martohen Brikena e Mateo
Izraeli sulmon uzinën e madhe petrokimike iraniane
Trump kërcënoi të godasë infrastrukturën iraniane, President...
Hamza i përgjigjet Kurtit: Duhet ta konkretizoni iniciativën...
Mevlan Ademi: Nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës...
Iran-SHBA, synohet fundi i armiqësive me armëpushim të menjë...