Meksika ka paralajmëruar SHBA-në kundër vendosjes së një tatimi të njëanshëm për importet meksikane për të financuar ndërtimin e murit në kufi, duke thënë se do t’i përgjigjet me të njëjtën mënyrë.
Ministri i Jashtëm Luis Videgaray tha se qeveria mund të vendosë tarifa në të mirat e përzgjedhura nga SHBA që eksportohen nga Meksika.
Më herët presidenti amerikan Donald Trump u zotua se ndërtimi i murit do të fillojë “së shpejti, madje para afatit të përcaktuar”.
Qeveria amerikane tha se do të pranojë propozimet e projektit që muajin e ardhshëm. Agjencia amerikane e Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit tha se do tu kërkojë kompanive të bëjnë propozimet “për dizenjimin dhe ndërtimin e një sërë prototipesh të strukturës së murit” rreth datës 6 mars.
Një listë e shkurtër e dizenjuesve më të mirë do të hartohet më 20 mars, pas të cilës ofertuesve do u kërkohet kostoja e ideve të tyre. Kontratat pritet të jepen nga mesi i prillit./tch.
Çmimet e larta të naftës mund të zgjasin deri më 2027?
Tifozi i Celtas theret me thikë në ndeshjan ndaj Lyonit
U rrëzua nga skelat, vdes 52-vjeçari shqiptar në Itali
Izraeli sulmon Hezbollahun në Bejrut
Ligji për të huajt, Rudolph: Qëndrimi i partnerëve ndërkombë...
Paga minimale në Kosovë nuk po respektohet për disa punëtorë