Meghan Markle nuk do të marrë pjesë në varrimin e Princ Philip, gjyshit të bashkëshortit të saj, Princ Harry.
Lajmi është konfirmuar nga pallati i Buckinghamit, ku theksohet se dukesha e Susexxit nuk është lejuar që të udhëtojë nga mjeku i saj, për shkak të shtatzënisë me fëmijën e dytë.
Princi Filip, Duka i Edinburgut ka ndërruar jetë në moshën 99-vjeçare. Bashkëshorti i Mbretëreshës Elisabeth, humbi jetën në Kështjellën e Windsor-it si pasojë e një sëmundje të rëndë, 28 ditë pasi iu nënshtrua një operacioni në zemër.
Meghan Markle dhe Princi Harry, janë larguar nga familja mbretërore në fillim të vitit 2020. Kohët e fundit, tensionet midis çiftit dhe familjes kanë qenë kryefjalë e mediave, pas intervistës me Oprah Winfrey.
Trump tha se e ndali Serbinë të sulmonte Kosovën, Kurti: Fal...
Erjon Kastrati njofton zyrtarisht largimin nga Trepça, përme...
Osmani pret sot në takim ministren e Mbrojtjes të Luksemburg...
FIFA publikon formacionin më të mirë të 1/8 së finales për B...
“Çmimin e naftës do e vendosë qeveria”, Rama jep urdhrin: Të...
I nxehti ekstrem shkakton viktima në Itali e Francë, alarm n...