Megaprojektligji buxhetor i presidentit amerikan, Donald Trump do të vihet për votim përfundimtar në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së-së të enjten.
Plani, të cilin Trumpi e quan “projektligji i madh dhe i bukur”, është shtyrë në Kongres për shkak të shqetësimeve në lidhje me ndikimin në borxhin kombëtar dhe kujdesin shëndetësor, raporton BBC.
Por në orët e para të së enjtes, duket se rebelët republikanë kanë rënë në linjë.
Trumpi dëshiron që projektligji të nënshkruhet deri më 4 korrik, kur SHBA-ja të festojë Ditën e Pavarësisë.
Senati, i cili ashtu si dhoma e ulët, kontrollohet nga Partia Republikane, e ka miratuar projektligjin të martën, kur nënpresidenti JD Vance hodhi votën përcaktuese./koha
Ngjarje e rëndë në Vushtrri: Vdes fëmija pasi goditet akside...
24 orët e fundit, mbi 2 mijë gjoba trafiku dhe asnjë viktimë...
Legjenda e golfit Tiger Woods përfshihet në një aksident të ...
Komuna e Prishtinës organizon aksion sot në orën 10:00, do t...
Moti në Shqipëri me vranësira dhe intervale me diell
Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...