Presidenti kinez, Xi Jinping ka zhvilluar bisedime në Pekin me liderin e Koresë Veriore, Kim Jong-un.
Lajmin e ka konfirmuar agjencia e lajmeve kineze “Xinhua” përmes një postimi në mediat sociale, transmeton portali arbresh.info
“Xi Jinping dhe Kim Jong-un po zhvillojnë bisedime në Pekin”, shkruan media në fjalë pa dhënë detaje më të hollësishme.
Sekreti përreth udhëtimit, i cili u raportua për herë të parë pas arritjes së një treni të blinduar që mbante shënjat e Koresë së Veriut në kryeqytetin kinez të hënën, kishte shkaktuar spekulime se Kim kishte udhëtuar në Kinë për të takuar presidentin kinez përpara se ky i fundit të zhvillonte takim me SHBA-të.
Megjithatë, vizitën zyrtarisht nuk e kanë konfirmuar as Kina dhe as Koreja Veriore./arbresh.info/
Incident në Liqenin e Badovcit, peshkatari kanos me armë roj...
Martohet Princ Leka II, ceremonia private u mbajt në Kështje...
Prindon Sadriu ftohet nga Zonja e Parë e SHBA-ve në Shtëpinë...
Pesë lojtarë të Castilla që luajtën ndaj Elche – Kush janë t...
Manchester United forcon pozitën e tretë pas fitores me Asto...
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...