Charles Michel, kryeministri i Belgjikës, para parlamentit ka deklaruar se ai do të jap dorëheqje.
Partia më e madhe në koalicionin e Michel-it, u largua një javë më parë në një mosmarrëveshje rreth nënshkrimit të Paktit të Migracionit të OKB-së, transmeton portal arbresh.info
“Kam vendosur të jap dorëheqje dhe për këtë do të shkoj menjëherë të flas me mbretin”, tha ai para parlamentit.
Ai pranoi se thirrja e tij e mëparshme për të formuar një “koalicion të gatshëm” për të qeverisur deri në zgjedhjet e ardhshme “nuk ishte bindëse ” dhe nuk ishte “dëgjuar” dhe tha se do ta respektojë këtë situatë.
Mocioni i besimit ishte parashtruar nga socialistët dhe partia e gjelbërt.
Michel kishte siguruar një shumicë të madhe parlamentare javën e kaluar në favor të mbështetjes së rezolutës së OKB-së, edhe pse shumë shtete ishin kundër duke thënë se një pakt i tillë mund të rrisë emigracionin në vendet e BE-së./arbresh.info/
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro