Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un thuhet se po planifikon një udhëtim në Rusi këtë muaj. Ai synon të diskutojë për sigurimin e mundshëm të Moskës me armë për të mbështetur luftën e saj të vazhdueshme në Ukrainë, u shpreh një zyrtar amerikan për CBS News.
Kim thuhet se do të udhëtojë nga Pheniani, me gjasë me tren të blinduar, për në Vladivostok në bregun rus të Paqësorit. Më herët, ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu theksoi se Rusia është në bisedime në lidhje me stërvitjet e mundshme të përbashkëta me Korenë e Veriut.
Takimi i mundshëm mes liderëve rus dhe koreano-verior vjen pasi Shtëpia e Bardhë tha se ka informacione të reja se negociatat për armët mes dy vendeve janë “duke avancuar në mënyrë aktive”.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, u tha gazetarëve të mërkurën se ministri rus i mbrojtjes udhëtoi në Korenë e Veriut për të “bindur Phenianin të shihte municione artilerie” në Rusi dhe pas vizitës, Putin dhe Kim shkëmbyen letra “duke u zotuar të rrisin bashkëpunimin e tyre dypalësh.”/abcnews.al
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...