Pjesa më e madhe e izraelitëve janë pro vazhdimit të sulmeve ndaj Rripit të bllokuar të Gazës, që kanë shkaktuar vdekjen e 230 palestinezëve prej të cilëve 65 fëmijë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas hulumtimit të televizionit izraelit “Kanali 12”, 72 për qind e izraelitëve janë kundër armëpushimit dhe dëshirojnë vazhdimin e sulmeve ndaj Gazës.
Vetëm 24 për qind e të anketuarve mbështesin arritjen e armëpushimit ndërsa kjo përqindje bie deri në 22 për qind në jug të Izraelit.
Sipas lajmeve në mediat lokale, pritet që brenda 24 ore të arrihet avancim në bisedimet për arritjen e armëpushimit në Gaza.
Të paktën 230 persona, përfshirë 65 fëmijë dhe 39 gra kanë humbur jetën nga sulmet e Izraelit ndaj Rripit të Gazës që nga 10 maji.
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...