Edhe pse bilanci i vdekjeve dhe të infektuarve në Rusi është i lartë, autoritetet në Moskë vendosë lirimin e masave izoluese këtë të martë.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin u regjistruan 171 viktima të reja duke çuar mbi 6 mijë numrin e përgjithshëm.
Edhe numri i të infektuarve është rritur me 8,595 raste të reja ku në total numërohen 485,253 të infektuar.
Majori Sergei Sobyanin deklaroi ditën e djeshme se qytetarët e Moskës do të jenë të lirë të dalin nga shtëpitë e tyre por përdorimi i maskave dhe dorezave në vendet e populluara do të jetë i detyrueshëm.
Përveçse lëvizjes së lirë të qytetarëve, u hapën edhe disa biznese për herë të parë që pas muajit mars.
Qendrat estetike dhe berberët çelën dyert për klientët e tyre.
Plani i hapjes graduale sipas zonave do të vijojë me datat 16 dhe 23 qershor.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...