Gjatë një interviste televizive, presidenti amerikan, Donald Trump ka ngritur pyetjen mbi angazhimin e Shteteve të Bashkuara, për shembull për mbrojtjen e shtetit të Malit të Zi, në rast se ky shtet i vogël sulmohet.
Derisa gazetari e pyet presidentin amerikan: “Përse im bir duhet të shkojë në Mal të Zi për ta mbrojtur atë vend nga sulmet” Presidenti i përgjigjet: “Të njëjtën pyetje kam shtruar dhe unë vetë”.
Mali i Zi është anëtari i 29-të dhe më i ri i aleancës ushtarake, së cilës iu bashkua qershorin e vitit 2017.
Ndërkohë, në drejtim të deklaratës së presidentit amerikan kanë ardhur reagime të shumta.
Ndër to është edhe një e senatorit amerikan, John McCain, përcjell Telegrafi.
“Populli i Malit të Zi, me guxim, i rezistoi presionit nga Rusia e Putinit për të përqafuar demokracinë. Senati votoi 97 me 2 duke mbështetur pranimin e saj në NATO. Duke sulmuar Malin e Zi dhe duke vënë në pyetje detyrimet tona nën NATO, Presidenti është duke ‘i shërbyer’ Putinit”, ka shkruar McCain. /Telegrafi/
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër