Dy trupa të tjerë janë gjetur në rrënojat e jahtit “Bayesian” që u mbyt pranë Palermos , Siçili. Lajmi u konfirmua nga shërbimi i mbrojtjes civile siciliane për mediat e huaja.
Siç raporton British Telegraph, dy prej trupave të gjetur janë konfirmuar se i përkasin Mike Lynch dhe vajzës së tij Hannah.
Drejtori i përgjithshëm i mbrojtjes civile të Siçilisë, Salvo Cocina, ndër të tjera ka shprehur ngushëllimet për këtë ngjarje të rëndë: “Në emrin tim dhe kolegëve të mi, dëshiroj të shpreh ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave dhe t’u shpreh ngushëllimet tona për këtë ngjarje të rëndë”.
Më herët brenda në anije u gjetën edhe dy trupa të tjerë, identiteti i të cilëve ende nuk dihet. Gjashtë persona të tjerë rezultojnë ende të zhdukur./abcnews/
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit