Boris Johnson lajmëroi një bllokim të jashtëzakonshëm sot – duke u bërë thirrje të gjithëve në vend që të ndalojnë të gjitha kontaktet ‘jo thelbësore’ me të tjerët.
Kryeministri paralajmëroi që koronavirusi tani ishte në një fazë të përhapjes së shpejtë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, me Londrën në një ngritje të veçantë. Ai u shpreh se ishte koha për të ndërmarrë veprime radikale për të ndaluar përhapjen.
Të gjithë duhet të shmangin kontaktet që nuk janë absolutisht të domosdoshëm – me restorante, bare dhe kinema dhe udhëtime jashtë kufijve dhe përfundim të tubimeve të mëdha. Duke pranuar se kjo situatë mund të zgjasë 12 javë, Johnson pranoi se po ‘kërkonte shumë’.
Familjet duhet të izolohen për dy javë nëse një person ka shfaqur simptoma, dhe të moshuarit duhet të përgatiten të qëndrojnë larg rreziqeve për muajt e ardhshëm.
Deri më tani në Britani janë 1543 raste, ku 150 janë regjistruar vetëm ditën e sotme, ndërsa viktimat janë 36./Top Chanel
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...