Një dizenjues francez ka propozuar një mburojë plastike për restorantet, si një mënyrë që klientët të ndihen më të sigurt, në këtë periudhë pandemie. Interesi për aksesorin është i madh nga disa shtete, përfshirë Francën, Belgjikën, Kanadanë, Japoninë dhe Argjentinën.
Nga makinat e dezinfektimit, tek ndarjet me xhama e deri tek mburojat plastike. Janë këto disa nga zgjidhjet e propozouara për baret dhe restorantet, për t’i bërë klientet të ndihen të sigurt nga pandemia.
Së fundi, një stilist francez ka propozuar një llampadar gjigand prej plastike, transparente, gjatë kohës që klientët hanë në restorant.
Mburoja cilindrike varet me një kabllo nga tavani dhe ka një hapësirë në anën e pasme, në mënyrë që klienti të ulet dhe të ngrihet pa pasur nevojë të përkulet.
Ideuesi që qëndron pas shpikjes, Christophe Gernigon, tha që modelet që tashmë janë në treg, dhe ngjasojnë pak me kabinat në dhomat e vizitave të burgut.
“Doja ta bëja atë më magjepsëse, më të lezetshme,” tha ai.
Aksesori Plex’Eat do të nisë të prodhohet javën e ardhshme dhe pritet të kushtojë rreth 150 € për një cope, por çmimi përfundimtar ende nuk është vendosur. Deri më tani për dizajnin ka shfaqur interes Franca, Belgjika, Kanadaja, Japonia dhe Argjentina.
Franca ka filluar të lehtësojë disa prej kufizimeve të vendosura për të frenuar përhapjen e epidemisë së koronavirusit, por qeveria nuk ka dhënë ende dritën e gjelbër për rihapjen e restoranteve dhe bareve, të cilat janë goditur rëndë nga kriza.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...