Dhjetëra mijëra protestues kanë marshuar sot në rrugët e Barcelonës për të kundërshtuar sulmet terroriste dhe islamofobinë.
Mbreti i Spanjës, Felipe VI dhe kryeministri i vendit Mariano Rajoy ishin mes atyre që marshuan vetëm pak metra larg nga skena e sulmit të tmerrshëm terrorist ku mbetën të vdekur 14 persona dhe më shumë se 100 u plagosën, transmeton portali arbresh.info
Përgjegjësinë për sulmin e morri Shteti Islamik.
Kryebashkiaku i Barcelonës Ada Colau bëri thirrje që qytetarët anembanë vendit t’i bashkoheshin marshit paqësor.
Marshi u nis me sloganin ‘no tinc por’, që do të thotë ‘ne nuk kemi frikë’./arbresh.info/

Barcelona me një tentim për të nënshkruar me superyllin e Ci...
Rrëzohet një avion ushtarak amerikan në Irak, vdesin gjashtë...
BE kërkon që Serbia të shmangë varësitë strategjike jashtë r...
Guxo: Pretendimet për dorëheqje në masë në Deçan e Pejë, ten...
Protesta e serbëve, MPJD këshillon të shfrytëzohen rrugët al...
1 milion euro investim për ndërtimin e parkut industrial të ...