Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla do të takohen me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në fund të prillit, si pjesë e një vizite zyrtare të konfirmuar nga Pallati Buckingham.
Njoftimi i udhëtimit në SHBA duket se është vonuar për shkak të tensioneve të larta politike që lidhen me luftën në Iran. Edhe pse itinerari i detajuar i vizitës nuk është bërë ende publik, konsiderohet e sigurt se ajo do të përfshijë Uashingtonin. Kjo është vizita e parë zyrtare shtetërore e Mbretërisë së Bashkuar në Shtetet e Bashkuara që nga viti 2007, kur misioni përkatës u krye nga Mbretëresha Elizabeth II, shkruajnë mediat e huaja.
Si pjesë e vizitës, është planifikuar një darkë shtetërore në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa Mbreti Charles pritet t’i drejtohet Kongresit.
Koha e vizitës lidhet gjithashtu me përfundimin e 250 viteve të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, që është një bosht kyç i udhëtimit. Siç thekson Pallati i Buckingham-it, vizita do të nxjerrë në pah si lidhjet historike ashtu edhe marrëdhënien moderne dypalëshe midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara.
/abcnews.al/
“Jemi me ju”, Osmani i jep forcë Dardanëve për ndeshjen e ma...
Rasti i 1 milionëshit në Merdarë, Supremja anulon vendimin e...
Meta i drejtohet sërish Gjykatës së Lartë, kërkon lirinë
MINTI themelon komision të posaçëm për verifikimin e njehsor...
Maqedonci pret shqiptarin që drejton anijen luftarake amerik...
BE shpreh keqardhje për anulimin e takimit Brdo-Brioni nga K...