Mbretëria e Bashkuar bëri të ditur 92 sanksione të reja si përgjigje ndaj autoriteteve të instaluara nga Rusia në Ukrainë, për mbajtje të referendumeve në katër rajone ukrainase.
Në deklaratën zyrtare të qeverisë, thuhet se të ashtuquajturat referendume përbëjnë shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar, përfshirë Kartën e Kombeve të Bashkuara.
Në mesin e të sanksionuarve janë zyrtarë rusë të përfshirë në procesin e referendumeve.
“Referendumet e rreme që po mbahen nën tytën e pushkës, nuk mund të jenë të lira dhe nuk do t’i njohim kurrë. Ato janë vazhdimësi e dhunës, frikësimit, torturës dhe dëbimeve të dhunshme në zonat e Ukrainës që i ka pushtuar Rusia”, ka thënë ministri i Jashtëm britanik, James Cleverly.
Në Donjeck, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhia, kutitë e votimit vazhdojnë të qarkullojnë shtëpi më shtëpi, për të legjitimuar aneksimin e territoreve ukrainase nga Rusia.
Rusia ka bërë të ditur se votimi do të vazhdojë deri më 27 shtator. /euronews
“Kjo nuk është një get ready with me”: Kurti udhëzon qytetar...
18-vjeçarit në Shtërpcë i kapen 10 cigare me marihuanë
“Vota juaj ka rëndësi” – Hapet edhe qendra e votimit në Amba...
Digjen disa autobusë në një zonë parkimi në Durrës
Ylli i Man Cityt kërkon kalimin te Barcelona
Tajlanda dhe Kamboxhia ndalojnë konfliktin e ashpër me armëp...