Kryeministri britanik, Boris Johnson tha sot se Britania e Madhe do të bashkëpunojë me Talebanët nëse është e nevojshme.
Johnson gjithashtu mbrojti Ministrin e Jashtëm Dominic Rabb, i cili është kritikuar për trajtimin e situatës në Afganistan dhe tha se “absolutisht” i beson atij.
“Ajo për të cilën dua t’i bind njerëzit është se përpjekjet tona politike dhe diplomatike për të gjetur një zgjidhje për Afganistanin, nëse është e nevojshme me Talebanët, do të vazhdojnë”, tha Johnson për mediat.
Qeveria britanike tha se kishte evakuuar 1,615 njerëz që nga e shtuna e kaluar gjersa kryeministri tha se situata në aeroportin e Kabulit ishte “përmirësuar”.
Ndryshe, Talebanët tash e dy javë kanë marr kontrollin e shtetit afgan pas një periudhë njëvjeçare të udhëheqjes së këtij vendin nga shtetet perëndimore. /Telegrafi/
Detaje nga vrasja në Lezhë, gjenden veshjet e përdorura nga ...
Belgjikë, rreth 17 mijë fëmijë kanë prindër të burgosur
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike